Sport

Ekzekutohet me 6 plumba boksieri shqiptar në Gjermani


Boksieri shqiptar, Besar Nimani është vrarë këtë të shtunë në Gjermani. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme pas një atentati, ku mori gjashtë plumba, sipas mediave vendase.

Sipas raporteve të dëshmitarëve, Nimani ishte ulur me një grup prej katër deri në gjashtë burra në një kafene në Obernstrasse në Bielefeld. Ndërsa grupi po largohej nga restoranti, u qëlluan me armë.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane dy autorët janë larguar me një motor skuter. Aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të asnjërit prej tyre.

Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri një herë në vitin 2013. 

Në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld. 

Po në atë kohë thuhet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave u përkiste Nimani, dhe atyre turke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore