Lajme

Ekstremi i djathtë fiton për herë të parë një bashki në Gjermani


Partia e krahut të djathtë të Gjermanisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka fituar për herë të parë zgjedhjet për kryetar bashkie në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt, fitorja e dytë elektorale e AfD në ditët e fundit.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Deutsche Welle”.

Përfaqësuesi i AfD-së, Hannes Loth (42) është kryetari i ri i komunës Raguhn-Jessnitz, pasi mundi kandidatin e pavarur Nils Naumann (31) në raundin e dytë të zgjedhjeve, raporton Deutsche Welle.

Siç thotë ai, duke iu referuar rezultateve paraprake, Loth ka marrë 51.13 për qind të votave, ndërsa Naumanm 48.87.

Një javë më parë, Robert Sasselmann u bë administratori i parë i qarkut të AfD-së në Sonnenberg në Turinginë jugore, e cila kufizohet me Saksoninë-Anhalt, duke nxitur debatin rreth rritjes së popullaritetit të AfD-së.

Sipas sondazheve nga e gjithë Gjermania, AfD aktualisht mbështetet nga 20 për qind e votuesve.

Zgjedhjet në Saksoni-Anhalt u mbajtën pasi ish-kryetari i bashkisë dha dorëheqjen nga posti për arsye shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore