Bota

Ekspedita naziste në Himalaje – për të gjetur “racën ariane”


Në vitin 1935, kreu i SS-ve (Schutzstaffel), Heinrich Himmler, krijoi “Ahnenerbe-n”.

Kjo njësi kishte qëllimin e qartë të përhapjes dhe konfirmimit shkencor të teorive racore të diktatit nazist.

Në veçanti, akademikët e regjistruar kishin detyrën të gjenin gjurmë të qytetërimit më të lartë që kishte jetuar në Atlantis – vendbanimi “i supozuar” i parë arianë.

Sipas një teorie shumë popullore për kohën, Atlantis ose Atlantida – e cila do të kishte qenë në një pikë të papërcaktuar në mes të Oqeanit Atlantik – u fundos pasi u godit nga rrufeja.

Banorët e saj, sipas gojëdhënave kishin gjetur strehë në Himalaje.

Rrugëtimi

Ky besim ishte aq i rrënjosur saqë tre vjet pas krijimit të Ahnenerbe-s, Himmler-i dërgoi pesë burra në Tibet.

Misioni i tyre ishte zbulimi i gjurmëve të banorëve arianë të Atlantidës dhe si u përzien me njerëzit vendas.

Ekspedita, e cila do të mbetej sekrete, zgjati rreth një vit dhe u ndoq nga një zoolog me pasion për gjuetinë dhe një antropolog.

Në vitin 1938 u organizua ekspedita, në të cilën morën pjesë pesë burra gjermanë. Njëri prej tyre ishte Ernst Schaefer, një zoolog 28-vjeçar i cili kishte qenë dy herë në zonën kufitare midis Indisë, Kinës dhe Tibetit.

Ai ishte një entuziast i madh i gjuetisë, edhe pse ky pasion i tij e kishte bërë të vriste aksidentalisht gruan e tij.

Tjetri ishte Bruno Beger, një anëtar i SS-ve që nga viti 1935 dhe një antropolog.

Ernst Schaefer
Misioni

Në maj të vitit 1938, të pestë zbarkuan në Sri Lanka, dhe më pas hynë në Indi përmes qytetit të sotëm Chennai (asokohe Madras), duke vazhduar në Kalkutë dhe më pas në veriperëndim në shtetin indian të Sikkim-it.

Gjatë rrugës ata hasën në disa vështirësi me zyrtarët britanikë, por në fund të vitit ata mbërritën në Tibet.

Më herët, Dalai Lama i trembëdhjetë kishte vdekur – autoriteti më i lartë fetar dhe politik i budizmit tibetian.

Mbretëria tibetiane, e cila në ato vite ishte de facto e pavarur edhe pse kërcënohej vazhdimisht nga Kina, u drejtua nga plaku Dalai Lama dhe një regjent.

Autoritetet tibetiane, ndoshta për shkak të tranzicionit politik, i trajtuan gjermanët vizitues “jashtëzakonisht mirë”.

Për më tepër, ata e njihnin svastikën, një simbol i përdorur gjerësisht edhe pse me kuptime të ndryshme, në vendet budiste apo hindu dhe shumë i përhapur në Tibet.

Finalizimi

Beger mati kafkat dhe karakteristikat fizike të qindra njerëzve, duke marrë përmasat e kokave, fytyrave, duarve dhe veshëve, duke mbledhur gjurmët e gishtërinjve dhe duke marrë rreth 2 mijë fotografi.

Një anëtar tjetër i ekspeditës xhiroi 18 mijë metra film dhe bëri 40 mijë fotografi.

Në vitin 1939 filloi lufta dhe ekspedita e të pestëve u ndërpre papritur.

Ata u riatdhesuan dhe kur avioni i tyre u ul në Mynih, Himmler i përshëndeti personalisht.

I gjithë materiali i mbledhur u studiua në vitet në vijim, dhe Schaefer gjithashtu kishte kohë të botonte disa libra mbi kërkimin e kryer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore