Shqipëria

Ekonomi, fermerëve: Aplikoni në skemën e mbështetjes me naftë


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi një interpelancë  me fermerët e interesuar për procedurat e aplikimit në skemën e mbështetjes me naftë falas për bujqësinë.

Ministrja deklaroi se eksportet u rritën duke shënuar një rritje ekonominë e vendit.

“Produktet tona kanë shkuar në 75 vende në të gjithë vendit. Falë mbështetjes së qeverisë më shtimin e sipërfaqes së ujitshme ka ndikuar në ciklin e prodhimit”, saktësoi Ekonomi.

Fermerë të shumtë kanë aplikuar në e-albania për të përfituar mbi skemën e naftës. Kjo është një nga mbështetjet e qeverisë. Një skemë tjetër është skema e mbështetjes kombëtare.

Milva Ekonomi i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë në skemën e mbështetjes me naftë. Më 15 mars, filllon aplikimi në skemën kombëtare nëpërmjet portalit e-albania.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore