Sport

Ekipi olimpik i Kosovës do të kthehet sonte në Prishtinë


Ekipi olimpik i Kosovës, i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, pritet të rikthehet në Prishtinë sonte (e premte).

Sportistët që përfaqësuan Kosovën në LOD, pritet të arrijnë në ora 19:30 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ekipi përbëhet nga skitarët: Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Kujtojmë që Albin Tahiri ka zënë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në skijim gjatë kësaj Olimpiade Dimërore.

Skitari kosovar ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje fantastike, ku doli i 15-ti,  falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve.

Ndërsa, përfaqësuesja tjetër nga Kosova, Kiana Kryeziu, u bë femra e parë që përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore.

Skitarja 17-vjeçare debutoi në disiplinën e sllallomit të madh, e cila zuri vendin e 49-të nga 82 garues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore