Shqipëria

Efektet anësore të vaksinës të Pizer-it


Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka njoftuar të shtunën efektet anësore të vaksinës kundër Covid-19, gjatë një interviste televizive.

Tomini tha se efektet anësore të vaksinës Pfizer janë: dhimbje muskulare, temperaturë dhe një irritim në zonën ku aplikohet vaksina. Këto reaksione, ajo i ka quajtur normale në çdo lloj vaksinimi.

“Vaksina që është në aplikim, Pfizer, sjell një temperaturë, dhimbje muskulare dhe një fryrje të gjendrave limfatike”, informoi ajo.

Po ashtu, bëri me dije dhe grupmoshat që përjashtohen nga injektimi i kësa vaksine. Grupet që nuk do të vaksionohen janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato që janë në gjidhënie.

Qeveria ka njoftuar që vaksinimi ndaj Coronavirusit në Shqipëri do të fillojë pas javës së dytë të janarit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore