Shqipëria

Edi Rama reagon në Twitter mbi ngjarjet në Elbasan


Për festimet e Ditës së Verës, që tradicionalisht është festë e qytetit të Elbasanit e më pas kombëtare, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike zhvilluan takime me qytetarët elbasanas. Ajo që nuk dihej nga të dyja kampet, ishte fakti që kishte një perplasje axhendash midis takimeve elektorale të Bashës dhe takimeve të kryeministrit me pjesëmarrësit e Panairit të zejeve.

Edi Rama shoqërohej nga ministrja, Evis Kushi, deputeti Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja.

Në takimet që po zhvillonte më herët Lulzim Basha, pati disa përplasje dhe përleshje mes simpatizantëve të të dyja forcave politike. Këto momente tensioni u shuan shpejt me ndërhyrjen e policisë dhe shpërndarjen e trazuesve.

Për këtë ngjarje të izoluar, kryetari i Partisë Demokratike, komentoi se disa “banditë” apo pjesëtarë të inkriminuar nga Partia Socialiste, destabilizuan vizitën e tij dhe përkrahësit demokratë.

Fill mbas fjalës mes gazetarëve dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, erdhi dhe reagimi i kryeministrit, Edi Rama në Twitter për situatën e pakëndshme në Elbasan.

Në status, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideron të gjithë ngjarjen si një shfaqje vulgare dhe shembull degradimi nga pala opozitare.

Në statusin e tij të fundit, kryeministri Edi Rama nuk i ndal akuzat kundrejt kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për akuza të rreme mbi përfshirjen e bandave dhe kriminelëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore