Sport

Edhe Milan-i futet në garë për transferimin e talentit italian


Milan-i është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për transferimin e futbollistit të Sassuolo-s, Davide Frattesi-n.

Në garë për mesfushorin e talentuar ishin Roma, Inter dhe Arsenal, derisa së fundmi edhe kuqezinjtë kanë shprehur interesim.

Mesfushori nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Sassuolo-n dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit ta ulin kërkesën për të.

Sipas ‘Sport Mediaset’, Sassuolo duke ulur çmimin e kërkuar nga 40 milion në 30 milion euro, mund të hapë derën e transferimit të mesfushorit të tyre.

Roma është skuadra në ‘pole position’ për t’i siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, pasi që mediat italiane deklaruan se edhe vetë ai e dëshiron një lëvizje në kryeqytet, aty ku i kishte marrë hapat e parë në karrierën e tij.

Por, verdhekuqtë tani duhet të përballen me konkurrencën e klubeve të mëdha, së fundmi edhe Milan-in.

Frattesi pari paraqitje të mira në gjysmë-sezonin e parë në Serie A, i cili në 15 ndeshje, shënoi katër gola.

AI është edhe pjesë e kombëtares së Italisë, ku deri më tani numëron tre ndeshje zyrtare me Kombëtaren A, derisa ishte edhe pjesë e skuadrave zinxhirë të të kaltërve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore