Boterori 2022

Edhe Lucas Hernandes humb Botërorin


Sa i përket dëmtimeve dhe humbjeve të lojtarëve, Franca është kombëtarja më e pafat në këtë Kampionat Botëror.

Futbollisti i radhës që është dëmtuar është Lucas Hernandez i Bayern Munich-ut i cili nuk mundi të luante më shumë se 10 minuta në ndeshjen e parë që Franca e mposhti Australinë me rezultat 4:1.

Pasi mori ndihmën e parë nga mjekët e Francës, Deschamps e zëvendësoi me të vëllain e tij, Theo-n.

Lucasi vuri dorën në zonën e gjurit, ishte i shtrirë në tokë, ndërsa aksioni i Australisë u mbyll me golin e Goodwin.

Disa orë më vonë u konstatua edhe dëmtimi i rëndë që e pësoi Lucas: Këputja e ligamentit të gjurit të djathtë dhe i thotë lamtumirë Katarit para kohe.

Megjithatë, trajneri i “gjelave” ende shpreson që mbrojtësi anësor të rikuperohet për t’u kthyer në ndeshjet e ardhshme.

“Ne humbëm një element të rëndësishëm të kombëtares. Lucas është një luftëtar dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në fushë”, tha trajneri Didier Deschamps, pas mori vesh lajmin e hidhur.

“Murtaja” e dëmtimeve po e mundon prej kohësh Francën. “Gjelat” zbarkuan në Doha pa emra të tillë si Pogba, Kante dhe Maignan.

Në ditën e parë të grumbullimit, u dëmtua edhe Kimpembe, Nkunku dëmtoi gjurin në një përplasje të rastësishme me Camavingan, por nuk u mbyll me kaq.

Ndërsa të dielën erdhi edhe lajmi më i keq për ta. Karim Benzema dëmtoi muskujt në stërvitje dhe të nesërmen ishte tashmë rrugës për në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore