Lajme

Edhe LDK ankohet në Kushtetuese për Ligjin e Këshillit Prokurorial


LDK ankohet në Kushtetuese për Ligjin e Këshillit Prokurorial

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar një draft-ankesë për Ligjin për Këshillin Prokurorial, i cili sipas tyre cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrjedhimisht duhet të hetohet nga Gjykata në fjalë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se opozita nuk pajtohet me projektligjin për ndryshimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Për këtë arsyeje ka kërkuar mendim nga ana e Kushtetutës.

“Në emër të deputetëve nënshkrues kemi proceduar një kërkesë për ligjshmërinë dhe ligjet për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe nuk pajtohemi me mënyrën si ka ardhur. Amendamentet duket se janë kundërshtim me Kushtetutën”.

“Interferimet janë jo të shëndetshme në demokraci por edhe për pavarësinë e gjyqësorit qe po tentohet të sigurojnë në mënyrë demokratike dhe pa ndërhyrje dhe pa atë që e quajmë kapje institucionale të këtij institucioni të rëndësishëm”, deklaroi Zemaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Edhe, Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht shefi i grupit parlamentar nga radhët e kësaj partie, Abelard Tahiri, të premten e 1 korrikut ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, një draft-ankesë për Ligjin për Këshillin Prokurorial, i cili sipas tij cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrjedhimisht duhet të hetohet nga Gjykata në fjalë.

Ligji në fjalë, përveç që cenon pavarësinë e gjyqësorit, sipas Tahirit, mundëson edhe shtrirjen e ndikimit të politikës në Këshillin Prokurorial.Sipas tyre me këtë po cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit dhe sidomos po pamundësohet funksionalizimi i sistemit prokurorial duke e bërë atë lehtësisht të ndikuar nga politika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore