Sport

Edhe Juventus-i futet në garë për Tielemans


Futbollisti i Leicester-it, Youri Tielemans, pas formës të mirë që po kalon, është duke u ndjekur nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Së fundmi është futur në garë edhe Juventus-i, teksa belgut i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe italianët kanë si objektiv ta transferojnë me parametër zero.

Megjithatë, për “Zonjën e Vjetër” nuk është e lehtë të mbërrijë deri tek 25-vjeçari duke qenë se në garë për të janë edhe klube si Real Madrid apo Liverpool.

Gjithsesi, bardhezinjtë do të tentojnë t’iu paraprijnë klubeve të lartpërmendura nëpërmjet një oferte në afatin kalimtar të janarit, ndërsa vendimtare në këtë lëvizje do të jetë edhe vetë dëshira e Tielemans.

Mesfushori belg është pjesë e Leicester-it prej vitit 2019 ndërsa në shtatë paraqitje të këtij sezoni me “Dhelprat”, belgu ka shënuar një gol e po ashtu edhe ka asistuar në një rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore