Tanët

Eda Zeqiri diskualifikohet afër finales në Lojërat Olimpike


Notarja kosovare, Eda Zeqiri ka përfunduar garën prej 400 metra për femra në disiplinën “stil i lirë” në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Eda Zeqiri doli në pozitën e parë në garën prej 400 metrash.

Koha me të cilën përfundoi garën 16-vjeçarja ishte 4:38.02, por ajo nuk arriti të kualifikohet në finale në mesin e më të mirëve.

Finalistja me kohën më të dobët ishte 4:08, ndërsa 16-vjecarja mbaroi garën me 30 sekonda më shumë.

Zeqiri ishte sportistja më e re në përfaqësuesen e Kosovës në Lojërat Olimpike dhe pritet të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2024, ku do të jetë 20 vjeçare.

Në përgjithësi, ajo zuri pozitën e 22-të në Tokyo 2020.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore