Sport

Ecclestone: Hamilton nuk do kthehet të garojë përsëri, ai do pensionohet


Ish-shefi ekzekutiv i Formula 1, Bernie Ecclestone dhe Lewis Hamilton

Ish-shefi ekzekutiv i Formula 1, Bernie Ecclestone, beson se Lewis Hamilton nuk do të kthehet të garojë përsëri në sezonin e ardhshëm.

Ecclestone mendon se mënyra e fitimit të kampionatit të Max Verstappen, duke mposhtur Hamilton-in në xhiron e fundit të garës së fundit të sezonit, e ka “mbytur” emocionalisht britanikun.

“Unë nuk mendoj se ai do të kthehet, unë mendoj se ai nuk do të garojë vitin e ardhshëm”, tha Ecclestone.

“Zhgënjimi i tij në Abu Dhabi ishte shumë i madh dhe unë e kuptoj atë. Tani, i barabartë me shtatë tituj me Michael Schumacher, ai mund të pensionohet dhe të mirret me diçka tjetër”.

“Disa ditë më parë fola me babanë e tij dhe menjëherë kuptova se ai nuk donte të fliste për të ardhmen e djalit të tij, ndaj folëm vetëm për biznes”, përfundoi Ecclestone.

Hamilton ende nuk ka thyer heshtjen e tij për mediat pas asaj gare dramatike pothuajse dy javë më parë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se pensioni është nën konsideratë serioze nga shtatë herë kampioni i botës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore