Sport

E ardhmja e Ilaix Moriba te Barcelona vihet në dyshim


Bisedimet e kontratës mes Barcelonës dhe talentit 18-vjeçar, Ilaix Moriba kanë ngecur.

Moriba, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë dhe në prill të vitit 2019 atij iu dha një kontratë rekord, me një klauzolë lirimi prej 100 milion eurosh, e cila skadon verën e ardhshme në vitin 2022.

Ekipi katallan ka hequr mesfushorin nga skuadra e ekipit të parë gjatë para-sezonit, por nëse gjërat vazhdojnë në këtë drejtim, ai gjithashtu mund të largohet nga Barcelona B dhe të detyrohet të stërvitet me ekipin e të rinjve.

Klubi po kërkon të zvogëlojë pagat e lojtarëve për të përmbushur kufirin e pagës së La Liga në mes të një krize financiare, por përfaqësuesit e Moriba thuhet se mendojnë që ai meriton më shumë se paga e tij momentale.

Moriba kishte paraqitje mjaft të mira gjatë sezonit 2020/2021, ku kishte edhe një moment ikonik, ku goditi shtyllën në minutën e 93-të në El Classico përballë Real Madrid.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore