Sport

E ardhmja e Gonzalo Villar-it mbetet në ajër


Mesfushori spanjoll i Roma-s, Gonzalo Villar-i, ishte një nga lojtarët më të spikatur te verdhekuqtë këtë sezon. Sipas italianes Il Tempo, Jose Mourinho do të jetë personi që do të thotë fjalën e fundit për të ardhmen e mesfushorit.

Villar-i luajti 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Roma-n, në sezonin që lam pas, duke u bërë një nga lojtarët më të përdorur të ish-teknikut të Roma-s, Paulo Fonseca-s.

Mesfushori ka kontratë me italianët deri në 2024, por Mourinho do të thotë fjalën e fundit, nëse 23-vjeçari do të mbahet apo do të nxiret në merkato.

Momentalisht për mesfushorin ka interes nga dy gjigandët e La Ligës, Atletico Madrid-i dhe Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore