Lajme

Dy vdekje të dyshimta – një në Ferizaj dhe një në Veri


Të martën janë raportuar dy vdekje të dy personave, një në Ferizaj dhe një në Veri, derisa rastet janë cilësuar si “vdekje të dyshimta”.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sa i përket vdekjes në Ferizaj, ka të bëjë me një 18 vjeçar, i cili ka vdekur në vendin e punës dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në spitalin e qytetit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë  në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Sipas mjekëve, theksohet aty, “vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin”. “Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Po ashtu, njoftohet se rasti nën hetime.

Nga ana tjetër, sa i përket vdekjes në Veri, thuhet se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike\shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Njësitet policore, dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

Edhe për këtë rast policia ka njoftuar se është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore