Lajme

Dy vdekje të dyshimta në Prizren dhe Vushtrri


Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën e 14 majit në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai gjetur i vdekur në banesën e tij, pasi banorët kanë njoftuar se fqinji i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.

“Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Vushtrri është gjetur trupi i pajetë i një 50 vjeçari dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar një revole, një karikatior, 10 fishek dhe një gëzhojë

“Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, ka njoftuar policia.

Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore