Lajme

“Dy trupa brenda një varri”, flet dëshmitari i mbrojtur kundër Sali Mustafës


Në seancën gjyqësore ndaj Sali Musafës, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte është dëgjuar dëshmitari mbrojtur w04674 ka thënë se që kishte gjetur një varr dhe panë dy trupa në të dhe kishte thënë se njërin trup e ka njohur, kurse tjetrin jo.

Dëshmitari i dhjetë, deklaroi se trupin e parë vetëm e kanë zbuluar dhe kanë vënë re se është i panjohur, ndërkaq për trupin tjetër që kanë parë, ai bëri të ditur se e kanë njohur.

“Nuk mundem me thënë, veç u duke si zeshkan po kish pas filluar me u prish, u duke si zeshkan, fytyrën e gjatë”, tha ky dëshmitar.

“Si e kemi gjet, ashtu edhe e kemi lënë”, tha ai, kurse shtoi se herën e dytë që kanë shkuar te varri ka qenë pas dy apo tre ditësh, por se nuk i kujtohet saktë.

Ai ka theksuar se herën e dytë kur kanë shkuar e kanë zhvarrosur trupin dhe e kanë vënë në traktor.

“Herën e dytë kur kemi shkuar e kemi zhvarros trupin edhe e kemi qit në traktor e kemi pru prej shpisë”.

Sipas tij, “trupin tjetër veç e kemi mbuluar me dhe edhe qaty ka mbetë”.

Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Sali Mustafa

Mustafa i njohur me nofkën Cali akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore