Lajme

Dy të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar dy persona të vdekur nga COVID-19 dhe 38 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 285 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 185 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 895.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë tetë mijë e 777.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 815 mijë e 271 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 573 mijë e 312.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë një person ka humbur jetën nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore