Lajme

Dy persona të vdekur në aksidente të ndara


Ilustrim.

Dy persona kanë humbur jetën si pasoje e dy aksidenteve të ndara që kanë ndodhur mbrëmë në Podujevë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Podujevë 31.08.2023-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare”.

“Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur para mesnatës ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

“Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa për vrasjen që ka ndodhur në Malishevë të enjten, Policia ka thënë se kanë arrestuar tetë persona si të dyshuar.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale.

Tetë të dyshuarit, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjatë tre muajve në Kosovë, ka pasur rritje të numrit të aksidenteve por edhe gjatë muajve të parë të vitit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore