23 persona kanë vdekur brenda tre muajve të fundit si pasojë e aksidenteve në trafik, derisa në përgjithësi janë shkaktuar 4 mijë e 248 aksidente. Këto të dhëna janë prezantuar në një konferencë për media nga Policia e Kosovës.
Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, ka theksuar se policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren.
“Policia e Kosovës duke parë të gjitha objektivat dhe kërkesat për përmirësim te trafikut rrugor në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë dhe qytetarë jemi duke punuar në parandalimin e aksidenteve dhe senzibilizimin. Pothuajse të gjitha aktivitetet e planifikuara është duke i kryer me kohë, njëjtë me të gjitha vendet tjera”, tha Rexhepi.
Ai theksoi se janë shqyrtuar edhe adresimet e qytetarëve, të cilat kryesisht kanë qenë për mungesën e sinjalizimit dhe nënkalimeve/mbikalimeve.
“Adresimet të cilat kanë qenë, kanë qenë të shumta, mungesa e sinjalizimit qoftë vertikal ose horizontal, shembja nga vërshimet. Mungesa e mbikalimeve ose nënkalime, është kërkuar që në Veternik të ketë një nënkalim ose mbikalim që të ndihmonte këmbësorin në kalimin e rrugës”.
Ndërsa zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, tregoi se përkundër faktit se aktivitetet kanë rezultuar pozitivisht, nuk janë ende të kënaqur e vazhdimisht punojnë për t’i vetëdijesuar qytetarët.
“Fatmirësisht aktivitetet e policisë, fushatat e ndryshme tregojnë një rezultat, mirëpo ne nuk jemi të kënaqur. Vazhdimisht tentojmë që ta ngrisim vetëdijen”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog
-
Muslija pranon fajin pas përjashtimit nga Kosova: Kam bërë gabim, marr përgjegjësinë
-
KFOR-i kërkon që vendimi për hapjen e urës së Ibrit të merret në dialog