Bota

Dy milionë izraelitë të vaksinuar ndaj Covid-19, por rastet e reja rriten


Izraeli ka vaksinuar rreth dy milionë qytetarë ndaj Covid-19, por rastet e reja dhe ato aktive vazhdojnë të rriten.

Izraeli është shteti që ka vaksinuar më shumë njerëz për numër banorësh. Mbi 20% e popullsisë izraelite është tashmë e vaksinuar.

Rritja e rasteve të reja ka qenë e qëndrueshme edhe gjatë kësaj jave. Gjatë gjysmës së parë të janarit, kemi dyfishim të rasteve të reja me Covid në Izrael. Nëse janari niste me 5 mijë raste të reja ditore, tashmë kemi të bëjmë me mbi 9 mijë raste të reja ditore.

Numri i vdekjeve ditore është i luhatshëm. Statistikat javore gjithsesi, tregojnë rritje.

Këto statistika janë shqetësuese, për vetë faktin se Izraeli gjendet në një fazë të tretë izolimi. Ajo u ndërmor vetëm pak ditë përpara ardhjes së vaksinave.

Zona e veçuar e West Bank, gjithashtu, është një shqetësim më vete në Izrael. Akuza të shumta janë hedhur mbi qeverinë izraelite, se jo po e lë në hije qëllimisht këtë zonë. Në West Bank jetojnë mbi dy milionë palestineze. Raportimet janë se vaksinat nuk janë vënë në shërbim të zonës.

Nuk dihet nëse ky numër i rasteve, lidhet me gjithë Izraelin, apo mund të jetë efekt i mos vaksinimit të West Bank-ut.

Izraeli numëron mbi 78 mijë raste aktive me Covid. Numri tërësor i të vdekurve ndërkohë, është 3 mijë e 869 persona. Prej tyre, mbi 1 mijë e 300 jetojnë në West Bank./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore