Sport

Dy gjigandët e Premier Leauge kërkojnë transferimin e Abraham


Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, duket se është i destinuar për t’u rikthyer në Premier Leauge.

Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për të dëshiruarin e Jose Mourinho-s.

Dy klubet britanike kanë nevojë për të forcuar repartin e avancuar dhe 25-vjeçari anglez është i preferuari i tyre.

Topçinjtë duhet të bëjnë pa Gabriel Jesus, pasi braziliani dëmtoi gjurin në Kupën e Botës. Ai duhej t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të kalojë një kohë të konsiderueshme jashtë fushave të lojës.

Nga ana tjetër, trajneri i Manchester United-it, Erik Ten Hag, e pëlqen Abraham-in, i cili gjithashtu është duke kërkuar për ta përforcuar repartin e sulmit.

Abraham u transferua në kryeqytetin italian nga Chelsea në verën e vitit 2021, dhe në Itali nisi menjëherë të ishte protagonist.

Ai shënoi 27 gola sezonin e kaluar, por gjërat kanë qenë të vështira këtë edicion me sulmuesin i cili nuk ka pasur të njëjtin produktivitet në gjysmën e parë të sezonit.

Sulmuesi i skuadrës verdhekuqe, ka shënuar vetëm katër gola në 21 ndeshjet që ka luajtur, por kjo nuk i ul vlerat e tij dhe në Angli besojnë se një aventurë e re do e motivonte për t’u zgjuar.

Abraham ka dhe tre vite e gjysmë kontratë, por Arsenal e United duan që të shfrytëzojnë formën e këtij edicioni, dhe me një ofertë të mirë mund ta shkëpusin nga Roma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore