Sport

Dy barazime në dy ndeshjet mbyllëse të javës së tretë në Kategorinë Superiore


Java e tretë e Kategorisë Superiore u mbyll të hënën me dy ndeshje.

Egnatia priste Skënderbeun deri sa Kukësi me rekord 100% udhëtonte në Laç.

Në ndeshjen Egantia – Skënderbeu, gjithçka ndodhi në 20 minutat e para.

Ishte fillimisht Pedro ai që i dhuroi epërsinë Egnatia-s në minutën e 16-të.

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Elvi Berisha gjeti golin e barazimit për Skënderbeun.

Me ato shifra u mbyll edhe pjesa e parë, edhe e gjithë ndeshja, me asnjërën nga skuadrat që nuk krijuan mundësi për të arritur fitoren.

Të dy këto skuadra janë tani të bashkuara me dy pikë.

Në Laç, ndeshja shkoi shumë mirë për Kukësin deri pak para fundit.

Veriorët e mbyllën pjesën e parë në epërsi, me golin e Luka Milunovic.

Në të dytën, kroati Edi Basa shënoi për 0-2, duke e bërë thuajse të pamundur punën për Laçin.

Mirëpo, Dejan Zarubica në minutën e 70-të ngushtoi epërsinë në 1-2, duke hapur ndeshjen.

Kur po mbyllej ndeshja me fitoren e Kukësit, i njëjti, Dejan Zarubica shënoi duke barazuar në 2-2, e duke ndalur ecurinë e mirë të Kukësit.

Tabela e plotë pas javës së tretë në Kategorinë Superiore është kjo:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore