Sport

Duplantis fiton të artën, por për pak i shpëton rekordi botëror


Armand Duplantis i Suedisë ka arritur të fitojë medaljen e artë në atletikë, por nuk mundi të thyejë rekordin botëror në kërcimin me shkop.

Suedezi kërceu 6.19 m, por në fund ijet e tij prekën shiritin. Diçka e tillë nuk i mundësoi Duplantis që të thyente rekordin botëror, por sidoqoftë duhet të jetë i kënaqur me medaljen e artë.

Në vendin e dytë doli Chris Nilsen i SHBA dhe në të tretin, Thiago Braz i Brazilit. Braz është dhe rekordmeni në fuqi, një rekord i vendosur në Rio 2016, i cili do të jetë i sigurtë edhe për tre vite të tjera që nuk do të thyhet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore