Shqipëria

Duma: Qytetarët do tё paguajnё pasojat në faturën e ushqimeve


Partia Demokratike e Shqipёrisё ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi planin me tre pika për të menaxhuar krizën energjitike.

Në një dalje për mediat, nënkryetarja Grida Duma tha se, qytetarët do tё paguajnё pasojat në faturën e ushqimeve, teksa “sipёrmarrёsit e ndershёm do tё preken direkt nga rritja e çmimit të energjisë”.

Duma përsëriti edhe njё herё se, “kjo nuk është një çështje e krizës energjitike por është një krizë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit”.

PD, e ka quajtur planin e kryeministrit Rama pёr mos ndërprerjen e energjisë elektrike si njё mёnyrё “pёr tё marrё borxh, që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera”.

“Janë 200 milionë euro që do të shkojnë për arnuar me paratë e konsumatorëve dhe sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që i shqyen për orekset e tyre ketë verë”, ravijёzoi Duma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore