Stil

Duda Balje me urim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës – nuk mungon as simboli i shqiponjës


Duda Balje - Deputete në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka uruar 14-vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran – dhe jo vetëm.

Fotografi e publikuar nga Duda Balje në Instagram.

Urimi i Baljes në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës është më i veçantë, pasi që në nder të kësaj dite, deputetja shumë e komentuar për fizikun e saj, ka realizuar një fotosesion me veshje të mbushur me nuanca kombëtare.

Një fustan i zi dhe një xhaketë e qëndisur me kujdes që përfshinë ngjyrat e kuqe, të artë, të bardhën dhe të zezën, është veshja me të cilat Duda u shfaq në imazhet e publikuara në mediat sociale.

Madje, në një nga imazhet, Balje, ka pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa ka mbishkruar – “Urime ditëlindjen, shteti im i dashur”.

Fotografi e publikuar nga Duda Balje në Instagram.

Duda Balje, numëron plot 14 vjet që kur është pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës  – pozitë të cilën e ka fituar me vullnetin e popullit.

Nuk ishin të rralla as intervistat, brenda të cilave nuk ka hezituar ta shfaqë krenarinë e saj e të qenit shtetase e Kosovës.

Së fundmi, Balje ka bërë bujë ndërsa gjatë një interviste në emisionin “Oxygen”, kishte thënë se e njeh një viktimë të dhunës seksuale – dhe kjo e fundit e njeh edhe dhunuesin, i cili sipas saj jeton në Graqanicë dhe është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Duda Balje.

“Dua të ndajë një moment me ju që e kam përjetuar para një viti. Ka qenë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut një grua që ka përjetuar dhunë seksuale në kohën e luftës në Kosovë”, ka thënë Balje.

“E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”, kishte shtuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore