Muzikë

Dua Lipa në mesin e 10 artistëve më të dëgjuar në SHBA


Dua Lipa - Artiste

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, po vazhdon të jetë mes artistesh më të dalluara të industrisë së muzikës botërore, teksa së fundmi ajo është pozicionuar në vend të dytë për audiencë të dëgjimit të një kënge të saj e cila ishte publikuar në vitin 2020.

Bëhet fjalë për “Levitating”, e cila mori shpejtë epitetin e “hitit, dhe sipas raportit të “MRC Data”, kjo këngë është në mesin e më të dëgjuarave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjatë mujorin e parë të vitit 2021.

“Levitating” e Dua Lipës është pozicionuar në vend të dytë, ndërsa para saj pozitë ka zënë artistja e re, Olivia Rodrigo me këngën “Drivers Lisence”, e cila ka një diferencë prej më shumë se gjysmë milion kopjesh ekuivalente dhe gjithashtu mund të përmbyll vitin si hiti më i madh.

Por, e veçanta e këngës së Duas është se ajo ishte publikuar gjatë vitit 2020 dhe duket se po vazhdon ende të dëgjohet nga shumë njerëz, teksa është pjesë e albumit “Future Nostalgia” dhe u lansua si bashkëpunim me DaBaby.

Mes tjerash, kënga ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm edhe në rrjetin social “TikTok”, duke u bërë virale dhe e shumë përdorur si muzikë në sfond për video të ndryshme amatore.

 

Ndërkohë, në pozitën e tretë mes 10 këngësh më të dëgjuara në SHBA është renditur kënga “Save your tears” e The Weeknd, e cila pritet që deri në fund të vitit t’i bëj konkurrencë këngës së Duas, dhe ka shumë gjasë që të ndërrojnë vendet në renditjen tabelore.

Tutje, vendi i katërt është grabitur nga rep artistja Cardi B dhe kënga e saj “Up”, pasuar me “Astronaut in the Ocean” e Masked Wolf.

Ndërkohë The Weeknd ka rezervuar edhe një vend tjetër në listë. Ai renditet po ashtu në vendin e gjashtë me hitin e famshëm “Blinding Lights”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore