Muzikë

Dua Lipa do ta promovojë albumin e ardhshëm të ri edhe në Kroaci


Këngëtarja me popullaritet internacional e prejardhje nga Kosova, Dua Lipa duket të jetë më e gatshme se kurrë që të startojë promovimin e albumit të saj të ardhshëm “Radical Optimism”.

Në prag të lançimit, Lipa ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, edhe vendet ku do t’i mbajë koncertet e para me këngët nga albumi i ri – një prej lokacioneve do të jetë brenda ballkanit.

Fillimisht, Lipa me 5 qershor do ta promovojë “Radical Optimism” në Berlin të Gjermanisë, dhe katër ditë më vonë, më 9 qershor ajo do të mbajë një super koncert në Kroaci.

Më pas, ajo njoftoi se me datat 12 dhe 13 do të performojë në shtetin francez.

Imazh i publikuar nga Dua Lipa në Instagram.

Vetëm pak ditë më parë Dua zbuloi titullin, kopertinën, listën e këngëve dhe datën e publikimit të albumit të saj të tretë të plotë në studio.

“Radical Optimism” do të publikohet më 3 maj dhe përbëhet nga 11 këngë, duke përfshirë dy këngët paraprake, “Houdini” dhe “Training Season”.

Në një kthesë intriguese të titullit, kopertina shfaq këngëtaren në ujë, vetëm disa metra larg nga një peshkaqen.

Njoftimi përshkruan albumin si të frymëzuar nga energjia e vendlindjes së Duas, Londra, dhe vrazhdësia, ndershmëria, besimi dhe liria e muzikës pop të viteve të 90-ta.

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Optimizëm Radikal’. Është një koncept që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioze pasi fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time”, thotë Lipa në njoftim.

“Më goditi – ideja për të kaluar me hijeshi nëpër kaos dhe për t’u ndjerë sikur mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, e gjeta veten duke parë historinë e muzikës së psikidelisë, trip hopit dhe Britpop. Gjithmonë është ndjerë shumë optimiste për mua dhe ai ndershmëri dhe qëndrim është një ndjenjë që kam marrë në seancat e mia të regjistrimit”, ka shtuar ajo.

Dua Lipa zbulon krejt çfarë duhet të dimë mbi albumin e saj të ri të ardhshëm “Radical Optimism”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore