Lajme

Dronët rusë në Zaporizhzhia lënë dy të plagosur


Dy gra janë plagosur dhe disa shtëpi janë dëmtuar nga shpërthimet që kanë shkaktuar dronët kamikaze rusë të lëshuar mbi qytetin ukrainas të Zaporizhzhia-s.

Kështu është bërë me dije nga autoritetet lokale, të cituara nga mediat e Kievit.

Gjatë natës, rusët kanë bombarduar fshatin Borova, në rajonin Kharkiv të Donbass-it, duke vrarë të paktën një fëmijë 12-vjeçar.

Për këtë të fundit është raportuar në Facebook nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Kievit, cituar nga media ukrainase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore