Përballje

Drita triumfon në fund, Llapi barazon kundër Malishevës


Tre ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante.

Dueli mes Dritës dhe Drenicës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte kryesisht e dominuar nga Drita, por ata e kishin problem të shënonin.

Goli i parë erdhi në fillim të ndeshjes, në minutën e katërt, Blend Baftiu i dha epërsinë Dritës.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Drenica barazuan me anë të Archange Koxy, i cili shënoi nga penalltia.

Kur mendohej se ndeshja do përfundonte me rezultat të barabartë, Ardit Tahiri i dha fitoren Dritës në minutën e 87-të.

Në anën tjetër, Llapi ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Malishevës.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me mundësi për dy ekipet, që nuk u shfrytëzuan.

Goli i parë erdhi në minutën e 32-të, nga Benjamin Emini, i cili i dha epërsinë Llapit.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Fiton Hajdari shënoi golin e fundit të ndeshjes për rezultatin final 1:1.

Ndërsa dueli mes Dukagjinit dhe Ferizajit u dominua plotësisht nga këta të parët, të cilët fituan me rezultat 4:1.

Ferizaji ishin skuadra e parë që shënuan në ndeshje, me anë të Sefës në minutën e shtatë.

Por Dukagjini përmbysi rezultatin në pjesën e parë, duke shënuar me anë të Merlakut dhe Zabergjës.

Në pjesën e dytë, Dukagjini shënuan edhe dy gola të tjerë, për rezultatin final 4:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore