Jetesë & Stil

Dren Abazi ka vetëm një kriter për vajzat: Të jetë natyrale


Dren Abazi ka qenë i ftuari i radhës në programin e showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani.

Në një intervistë për jetën private dhe karrierën, këngëtari na tregoi detajin më të rëndësishëm që preferon te vajzat, që zgjedh në klipe, por jo vetëm.

“Nuk më pëlqejnë vajzat me operacione plastike, e kjo nuk dua të përdoret si titull i ndonjë lajmi, sepse secili ka jetën e vet, por diçka që është e natyrshme, është më e bukur”, pranon Dreni.

Nëse do shikonit me vëmendje klipet e këngëtarit, vajzat e përzgjedhura si modele kanë një të përbashkët: Janë natyrale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore