Sport

Drejtori i Inter-it: Ende nuk ia kemi mbyllur derën Lukaku-t për sezonin e ardhshëm


Drejtori i Inter-it, Giuseppe Marotta nuk ia ka mbyllur derën Romelu Lukaku-t që të luajë në klub sezonin e ardhshëm.

Lukaku iu bashkua Nerazzurrëve në një huazim një sezonal nga Chelsea verën e kaluar pasi kaloi vetëm një vit në Chelsea pas një lëvizjeje prej 115 milionë eurosh nga Inter-i.

Sulmuesi belg dëshiron të qëndrojë në Milan edhe përtej kësaj vere, por Inter-i mund të mos jetë në gjendje të paguajë shumën që nevojitet për transferimin e sulmuesit.

“Kur bëhet fjalë për dashurinë e tij për fanellën e Inter-it, mund të them se është 10 nga 10”, tha Marotta për Lukaku-n. “Ai do të kthehet në Chelsea pas huazimit dhe më pas ne të gjithë së bashku mund të vlerësojmë perspektivat”.

Lukaku, 29 vjeç, bëri paraqitjen e tij të 16-të në ligë për Inter-in këtë sezon në humbjen 1-0 të së shtunës ndaj Fiorentinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore