Sport

Dramë transferesh në NBA


Orët e fundit të transferimeve në NBA ishin dramatike, por shumë të rëndësishme për disa ekipe.

Disa nga skuadrat përfituan shumë dhe u bënë pretendentë për titull, ndërsa disa nuk i shfrytëzuan mirë lojtarët që kishin në dispozicion për t’i transferuar dhe humbën shumë.

Denver Nuggets me transferimet e së enjtës treguan se rruga e tyre për titull ishte serioze.

Ata morrën dy lojtarë, një nga Orlando Magic dhe një nga Cleveland Cavaliers.

Ata morrën Aaron Gordon nga Magic në këmbim të Gary Harris dhe RJ Hampton dhe një zgjedhje të rundit të parë në draft.

Nuggets po ashtu morrën qendrën e Cavaliers, Javale Mcgee në këmbim të Isaiah Hartenstein dhe dy zgjedhjeve në rundin e dytë ne draft.

Në anën tjetër ishin edhe Miami Heat të cilët morrën një lojtar shumë të mirë si Victor Oladipo nga Houston Rockets për Avery Bradley, Kelly Ollynyk dhe një zgjedhjeje në draft.

 

Chicago Bulls morrën yllin e Orlando Magic, Nikola Vucevic në këmbim të Otto Porter Jr, Wendell Carter Jr, dhe dy zgjedhje të rundit të parë në draft. Bulls morrën edhe qendrën e Boston Celtics, Daniel Theis në këmbim të Moritz Wagner.

Orlando Magic kanë lënë të gjithë ekipin të ikin duke transferuar edhe francezin Evan Fournier për dy zgjedhje të rundit të dytë në draft.

Portland Trail Blazers kanë transferuar në anët e tyre, lojtarin e Toronto Raptors, Norman Powell në këmbim të Gary Trent Jr dhe Rodney Hood.

Po ashtu edhe Los Angeles Clippers nuk qëndruan të qetë gjatë orëve të fundit të transferimeve.

Ata morrën veteranin Rajon Rondo i cili fitoi kampionatin me Lakers sezonin e kaluar.

Clippers morrën Rondon dhe i dhanë Atlanta Hawks, Lou Williams dhe dy zgjedhje të rundit të dytë ne draft.

Të shumë përfolurit Lonzo Ball dhe Kyle Lowry qëndruan në skuadrat e tyre në New Orleans Pelicans e Toronto Raptors dhe do zgjedhin fatin e tyre në verën e këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore