Muzikë

Drake zbulon datën e publikimit të albumit të ri


Albumi i radhës i rep artistit, Drake tanimë ka një datë zyrtare të publikimit të albumit “For All the Dogs”, e që është 22 shtatori i këtij viti.

Ylli i hitit “God’s plan” e zbuloi datën përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku numëron jo më pak se 142 milionë ndjekës.

“Për të gjithë, më 22 shtator”, shkroi ai karshi videos arkivore të babait të tij, Dennis Graham, duke shkuar me emrin “Cousin Dennis” dhe duke kënduar me një grup bluz në emisionin lokal televiziv të “Torontos Stormy Monday With Danny Marks”, në fillim të viteve të 90-ta.

“Unë jam Dennis Graham nga Memphis, Tennessee”, thotë Graham për t’u prezantuar përpara performancës, e cila përfshin një solo epike harmonike.

Gjithsesi, Drake e ngacmoi për herë të parë albumin dhe titullin e tij në qershor, duke nxjerrë një reklamë në faqe të plota në media kryesore si New York Post, Los Angeles Times dhe Houston Chronicle, për të promovuar koleksionin e tij të korrikut të poezive “Titles Ruin Everything: A Stream of Consciousness” nga Aubrey Drake Graham dhe Kenza Samir.

“Kam bërë një album për të shkuar me librin”, shkroi pos tjerash, Drake në faqe në atë kohë.

Ky do të jetë albumi i tetë në studio i Drake dhe projekti i tij i parë solo që nga “Honestly Nevermind”, që u publikua në qershor të vitit 2022.

Ai gjithashtu publikoi albumin e përbashkët “Her Loss” me 21 Savage në nëntor të vitit 2022 dhe që të dy albumet debutuan në numrin 1 në “Billboard 200” .

Përpara njoftimit të Drake, edhe rep artistja, Doja Cat kishte zbuluar se albumi i saj i radhës, “Scarlet”, do të publikohet po ashtu më 22 shtator.

Aktualisht, Drake po zhvillon turneun e albumit “It’s All a Blur” me 21 Savage, derisa dyshja kanë arritur të mbushin stadiumet përplot me fansa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore