Shqipëria

DPD anulon udhëtimet, erërat e forta sjellin lartësi të dallgëve deri në 4 metër


Drejtoria e Përgjithshme Detare mesditën e 30 marsit ka bërë me dije për shkak të erës së fortë lartësia e dallgëve në bregdetin shqiptar ka arritur deri në katër metër.

Për pasojë janë anuluar udhëtimet nga Durrësi-Bari dhe anasjelltas për datat 30 dhe 31 mars. Si dhe është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit.

“Si rezultat i erërave te forta me drejtim Jug-Jugperëndim  dhe  Jug-Juglindje në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i përkeqësuar, thuhej në njoftimin e DPD-së.

Sakaq bregdeti shqiptar do të përfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4 metër, ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.

Në përfundim u bë me dije se kushtet e motit priten të përmirësohen më 1 prill mbas orës 22:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore