Shqipëria

Doshi i përgjigjet Kim: Jam njeriu kyç që kaloi reforma në drejtësi


Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Shqipëri, Tom Doshi iu përgjigj ambasadores amerikane, Yuri Kim, në lidhje me deklaratat e saj kundër kandidimit të tij si deputet, në zgjedhjet e 25 prillit.  Gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në kryeqytet, Doshi deklaroi se është mbështetës i Amerikës.

Sipas tij, ai është njeriu kyç që reforma në drejtësi kaloi në parlament.

“Unë jam një mbështetës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”, tha Doshi.

Doshi shprehu me bindje se PSD-ja do të jetë forcë e tretë politike në zgjedhjet e 25 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore