Sport

Dortmund, rikthehet në modë emri i mesfushorit të Monchengladbach-ut


Borussia Dortmund ka rikthyer vëmendjen nga mesfushori i Borussia Monchengladbach-ut, Denis Zakaria, raporton “Sport Bild”.

Verdhezinjtë kanë qenë dhe më parë të lidhur me emrin e zviceranit.

Trajneri aktual i Dortmund-it dhe ish-trajneri i M’gladbach-ut, Marco Rose, kërkon ta ketë përsëri nën urdhra 24-vjeçarin.

 

 

Zakaria e ka vlerën e kartonit mbi 30 milionë euro. Ai është në vitin e fundit të kontratës në “Borussia-Park” dhe afrimi i tij te Dortmund-i do të ishte me kosto zero.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, kohët e fundit ka pasur bisedime me klubin për rinovimin e kontratës. Deri më tani, marrëveshja nuk është arritur.

Në një intervistë për “Rheinische Post”, Zakaria tha se ishte i gatshëm për të qëndruar te M’gladbach-u dhe se ndihej mirë aty.

Zvicerani, në katër ndeshjet që është aktivizuar këtë fillimsezoni, ka shënuar dy gola. I fundit ishte pikërisht ndaj Dortmund-it, në fitoren 1-0 në “Borussia-Park”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore