Borussia e Dortmund-it ka gati listën me alternativat, për të zëvendësuar portierin Roman Burki-n. Burki është titullar prej disa sezonesh dhe kryesia e Dortmund-it, beson se konkurenca në portë do të rrisi më shumë produktivitetin e poriterëve. Sipas Bild-it zëvendësuesi i Burki-t do të mbërrijë në verë.
Në emrat që qarkullojnë më shumë në kampin e verdhezinjëve janë: Odysseas Vlachodimos-i i Benfica-s, Andre Onana i Ajax-it dhe PP i Leipzig-ut.
Burki ka 228 paraqitje me BVB-në, por pothuajse gjatë kohës që luan rregullisht si titullar është përballur me kritika. E fundit ka qenë pas humbjes me Borussia Monchengladbach-un, 4-2. Edhe pse portieri nënshkroi kontratën e re pak muaj më parë, deri në 2023, klubi do të marrë një portier të ri.
Nga emrat e sipërpërmendur, Guilacsi. 30-vjeçar, në verë, për shkak të një klauzole në kontratën e tij, nuk kushton më shumë se 12 milionë euro, raporton Bild.
Onana, 24-vjeçari me orgjinë nga Kameruni, ka një vlerë në merkato rreth 35 milionë euro, sipas Transfermarket-it. Vlachodimos-i, 26-vjeçar nga Greqia, por i lindur në Shtutgart ka një vlerë rreth 20 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit