Sport

Dortmund-i i vendos çmimin Sancho-s


Borussia Dortmund-i është e gatshme të shesë në verë një prej yjeve më të spikatur të ekipit, Jadon Sancho-n. Për anglezin ka interes nga disa klube nga Premier Liga.

Sancho kërkohet nga Manchester United-i, Liverpool-i dhe Chelsea. Të tre ekipet janë të gatshme të bëjnë “çmendurinë” për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit.

Sipas Daily Mail, Dortmund-i e ka vendosur tashmë çmimin për anësorin anglez. Klubi gjerman raportohet se do të pranojë oferta që kapin shifrën e 90 milionë eurove. Ndërkohë, vitin e kaluar refuzuan një ofertë mbi 120 milionë euro nga United-i.

Sancho u transferua në Dortmund në vitin 2017 nga akademia e Manchester City-t U18, për shifrën e 7.8 milionë eurove. Aktualisht kartoni i tij sipas Transfermarket-it vlerësohet 100 milionë euro.

Situata e vështirë ekonomike me të cilën po përballet Dortmund-i e “detyron” klubin të nxjerrë në shitje një nga dy yjet e tyre dhe duket se i sakrifikuari do të jetë Sancho dhe Erling Haaland-i do të mbahet në ekip.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore