Sport

Dortmund-i humb në ‘Borussia-Park’ nga ish-skuadra e teknikut Marco Rose


Borussia Dortmund-i ka humbur në “Borussia-Park” përballë vendasve të Borussia Monchengladbach-ut, me rezultatin minimal 1-0.

Trajneri i Dortmund-it, Marco Rose, nuk ka mundur të marrë pikë ndaj ish-skuadrës së tij, Monchengladbach-ut.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat dhe e ashpër njëkohësishtë. Në pjesën e parë gjyqtari kryesor i ndeshjes, Deniz Aytekin, nxori gjashtë kartona të verdhë dhe një të kuq.

Për Dortmund-in, Mahmoud Dahoud-i, mori kartonin e dytë të verdhë, që është automatikisht karton i kuq në minutën e 40 dhe i la verdhezinjtë me 10 lojtarë në fushë.

Goli i vetëm i takimit do të vinte në pjesën e parë. Mesfushori zviceran i M’gladbach-ut, Denis Zakaria do të ndëshkonte miqtë në të 37 minutë. Minutat e mbetura pordhuan lojë, por jo ndryshim rezultati dhe vendasit morën tri pikët.

Pas gjashtë javësh të luajtura në Bundesliga për këtë sezon, vendasit marrin fitoren e dytë. Për miqtë është humbja e dytë në po gjashtë javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore