Lajme

Dorëzohen padi për krimet në Gjakovë: Janë identifikuar mbi 7300 serbë që kryen krime


Përfaqësues të Shoqatës “Krimet e luftës Gjakova 98-99” duke dorëzuar paditë për krimet serbe në Policinë e Kosovës

Shoqata “Krimet e luftës Gjakova 98-99” dorëzoi këtë të martë mbi 100 padi për krimin që u bë në Gjakovë gjatë luftës nga forcat serbe.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda tregon se deri tani kanë arritur të identifikojnë rreth 7 mijë e 300 persona, të cilët kanë kryer krime të ndryshme në Komunën e Gjakovës.

Këto padi, i cili përbën kontingjentin e 16-të u dorëzua në Policinë e Kosovës, në departamentin e Krimeve të Luftës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore