Stil

Donika Hyseni tregon momentin më të sikletshëm televiziv


“Isha në transmetim live dhe nisa të kollitem, ndërkohë, para vetes kisha dikë të rëndësishëm, i cili po fliste për një temë serioze”.

Kështu e nis rrëfimin për situatën më të sikletshme që ka përjetuar në karrierën e saj televizive, Donika Hyseni.

E ftuar në një intervistë për emisionin e showbizz-it “Pikë”, në “Albanian Post”, i cili transmetohet çdo të mërkurë në platformën YouTube, ora 19:00, moderatorja e njohur ka treguar se në atë çast i ftuari u largua nga studio.

“Gjatë 20 minutave unë veç kollitesha dhe pastaj kërkova të hynte publicitet. Kur dolëm në marketing, i ftuari u ngrit dhe iku nga studio, sepse mendoi se kollitja ime ishte e qëllimtë”.

Donika pranoi se ndihet e keqardhur për gjithçka ndodhi.

Gjithashtu, e pyetur nga moderatorja e “Pikë”, Adela Osmani, se cilën “dashuron” më shumë radion apo televizionin, ajo u përgjigj, “85 për qind radio, 15 për qind televizion”.

Intervistën e plotë e ndiqni duke shkuar në link-un e mëposhtëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore