Lajme

Dogana grumbulloi 1.6 miliardë euro më 2023


Agron Llugaliu

Dogana e Kosova gjatë vitit 2023 ka arritur të grumbullojë 1.6 miliard euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5 për qind, se në vitin 2022.

Kështu të paktën ka bërë të ditur në një konferencë për media Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu, në një konferencë për media.

Ndërsa vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve gjatë vitit 2023, sipas Llugaliut, ka arritur në 14.5 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe, sipas drejtorit të Doganës së Kosovës, janë arrestuar për korrupsion 9 zyrtarë doganorë.

“Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara”.

“Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, ka thënë Llugaliu.

Llugali, ndër të tjera, ka potencuar se mallra të importuara janë 5.8 miliardë euro, apo 5.46 për qind më shumë se në vitin 2022.

Drejtori i Përgjithshëm më tej shtoi se Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e parezervë nga qeveria dhe partnerët si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë që e kanë ndihmuar në avancimin e kapaciteteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore