Sport

“Do t’i analizojmë gabimet” – Giresse nuk e ka ndërmend dorëheqjen


Kosova pësoi humbje dëshpëruese nga Bjellorusia me rezultat 2:1 në ndeshjen e katërt kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Pavarësisht humbjes nga një ekip kaq i dobët, trajneri i dardanëve, Alain Giresse, si duket nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje nga posti i trajnerit.

Pas ndeshjes, si gjithmonë, trajneri francez ishte i “befasuar”, derisa tha se do ta analizojnë ndeshjen dhe gabimet e bëra.

“Kjo është realitet, në futboll nuk kemi siguri se çka mund të ndodhë”, tha trajneri i Kosovës.

“Unë kam folur dhe kam dhënë instruksione gjatë lojës, por nëse ju nuk do dëgjoni ajo është tjetër, nuk ka pasur gjëra të mira në këtë ndeshje”, shtoi Giresse.

“Është shumë e vështirë të thuhet pse, sepse duhet të analizohet më thellë, jemi në një disponim negativ dhe duhet ta mendojmë më gjatë se farë ndodhi”.

“Pamë disa gabime të tmerrshme sidomos te goli i parë”, ishin disa nga fjalët e trajnerit të Kosovës pas ndeshjes.

Me këtë humbje, Kosova thuajse i shuan shpresat për një kualifikim në Evropianin e ardhshëm, pasi që tani kanë vetëm tre pikë në vendin e parafundit, pesë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Rumania.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore