Futboll

Djali i futbollistit Phil Foden, fiton mbi një milion ndjekës në Instagram në më pak se 24 orë


Ronnie Foden, djali i yllit të Manchester Cityt, Phil, ka pushtuar Instagramin pasi katërvjeçari fitoi mbi një milion ndjekës brenda më pak se 24 orëve që prej hapjes së llogarisë.

I vogli është bërë goxha i njohur në mesin e tifozëve pasi ka marrë pjesë në festimet e fundit të Manchester Cityt, shkruan Mirror, transmeton AlbanianPost.

Paraqitja e tij në kortezhin e trofeve i ka dhënë atij pseudonimin ‘El Wey’ – ose ‘Dhude’ – mes mbështetësve dhe këtë popullaritet e ka transmetuar në mediat sociale.

Foden ka krijuar një llogari për djalin e tij me foton e parë të tij dhe Ronnie me mbishkrimin: “El Wey ka ardhur”.

Fotoja paraqet yllin e Manchester City duke ecur nëpër tunel me të birin mbi supet e tij teksa merr pesëshe nga mbështetësit që janë përkulur.

Ndërkaq, fotoja tjetër e ngarkuar është e Ronnie dhe babait të tij së bashku me Sergio Aguero në fushën e Stambollit pas triumfit të Cityt në Champions League.

Ronnie Foden Llogaria e Phil Foden.

“Një ditë që do ta kujtoj gjithmonë”, është mbishkrimi në imazhin tjetër, derisa i njëjti ka grumbulluar mbi 150 mijë pëlqime brenda orës së parë.

Aktualisht, babai dhe djali janë parë duke e shfrytëzuar maksimalisht pushimin e tyre veror me pushime familjare.

Futbollisti, Phil Foden është nderuar me një mural të ri të krijuar në qytetin e tij të lindjes, Stockport, pasi luajti rolin e tij në arritjen historike të Cityt.

23-vjeçari fitoi titullin e tij të pestë në Premier League, pavarësisht moshës së tij të re, duke prodhuar sezonin më të mirë të golave në karrierën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore