Përballje

Djajtë e kuq thumbojnë bletët, United kthehet te fitorja


Manchester United është kthyer te fitorja në Premier League pas një 45 minutëshi të dytë të mrekullueshëm në fushën e Brentford.

Djajtë ishin mysafirë te Brentford, dhe fitorja duhej medoemos që ata të ktheheshin në formë dhe rezultate.

Pjesa e parë e takimit nuk ishte shumë e mirë, me United që nuk arriti të krijojë mundësi dhe duhej të mbështetej te mrekullitë e De Gea-s që të mos pësonte.

Por, 45 minutëshi i dytë ishte histori krejt ndryshe.

Manchester United gjeti golin vetëm dhjetë minuta pas rifillimit të takimit, me anë të Elanga-s.

Shtatë minuta më vonë Greenwood gjeti rrjetën pas një super kombinimi mes Bruno-s dhe Cristiano-s.

I njëjti, Bruno Fernandes, do të ishte asistmen edhe më vonë, te goli i tretë i Rashford.

Brentford gjeti golin e nderit me anë të Ivan Toney pak para fundit.

Deri në fund, nuk ndryshoi asgjë dhe Manchester United shënoi tri gola për tri pikë.

Djajtë ngjiten në vendin e shtatë në tabelë, me 35 pikë, vetëm dy pikë më pak se West Ham i vendit të katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore