Sport

Ditë zie për pëshengritjen shqiptare, ndahet nga jeta Ferid Berberi


Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, këtë të martë të 14 dhjetorit, kampioni i shumfishtë i peshëngritjes shqiptare, Ferid Berberi.

Berberi lindi më 6 dhjetor 1946 në Tiranë. Në karrierën e tij si peshëngritës ai theu 37 rekorde kombëtare. Nga viti 1961-1973 ai ishte kampion kombëtar.

Gjithashtu ai punoi për shumë vite si trajner në këtë disiplinë sportive, ku ka trajnuar emra të mëdhenj si: Pyrros Dimas, Aleksander Kondo dhe Luan Shabani.

Berberi mori pjesë në Lojërat Olimpike 1996 në Atlanta dhe Lojërat Olimpike 2000 në Sidnei si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Në vitin 2021 mori çmimin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore