Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, Manastirliu hap fushatën e dhurimit të gjakut


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shtunën e 8 majit, Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, ka hapur fushatën e dhurimit të gjakut.

Ajo ka vizituar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku i janë drejtuar mjekë dhe infermierë vullnetarë, të dhurimit të gjakut, për fëmijët talasemik.

“Kjo është një fushatë për të shtuar rezervat dhe sasinë e gjakut, për të përballuar sezonin e verës”, deklaroi ajo duke theksuar se, do të jetë me intensive gjatë këtyre muajve.

Gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.

“Sot hapim fushatën e dhurimeve vullnetare dhe dua të ftoj të gjithë ata të cilët janë dhurues vullnetarë dhe që kanë hyrë në zinxhirin e dhuruesve, por edhe qytetarë të tjerë, për t’u bërë pjesë e kësaj fushate”, iu drejtua ajo qytetarëve.

Sipas ministres, numri i dhurimeve në katër muajt e parë të vitit 2021 “është në nivelin e vitit 2019”. Në 2019-n, ka qenë “viti më i mirë” që ka pasur Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, në rang kombëtar, me rreth 11.8 % për 1 mijë banorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore