Sport

Distria Krasniqi në luftë për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos


Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha po ndeshjen në Kampionatin Evropian për Senior, e cila po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Distria Krasniqi, e cila po ndeshet në katergorinë deri në 52kg, do të luftojë për të fituar medaljen e bronztë, ndërsa Flaka Loxha është radhitur e shtata në kategorinë deri në 57kg në Kampionatin Evropian.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon luftëtaren bullgare, Gabriela Dimitrova.

Në çerekfinale u përballë me francezen Amandine Buchard, e cila është nënkampione Olimpike e vitit 2020, Krasniqi humbi në vazhdime.

Pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari zviceranen Fabienne Kocher.

Për medalje të bronztë Distria do të përballet me gjermanen Mascha Ballhaus.

Garuesja tjetër që u ndesh sot ishte Flaka Loxha, e cila u rendit e 7-ta.

Ajo zhvilloi disa ndeshje interesante, ku në ndeshjen e parë Loxha mposhti me Ippon bullgaren Snezhana Gramatikova.

Flaka në ndeshjen e dyë mposhti me Ippon medalistën botërore 2019, polaken Julia Koëalczyk.

Në çerekfinale Loxha u mposht me Ippon nga luftëtarja gjermane, Pauline Starke.

Pas humbjes ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Wazaari nga çekja, Vera Zemanova.

Kujtojmë, se në ora 15:00 do të fillojnë edhe ndeshjet e fundit të ditës së sotme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore